QËLLIMI YNË I PËRBASHKËT

Çfarë duam të jemi

Ewopharma është partneri inovativ për marketingun e produkteve farmaceutike dhe paramjekësore në Zvicër dhe Europën Qendrore dhe Lindore.

“Ne po e sigurojmë suksesin tonë si një kompani e pavarur, e menaxhuar nga pronarë, duke zgjeruar sistematikisht biznesin tonë të specializuar të farmaceutikës dhe produkteve paramjekësore. Ne po forcojmë gjithashtu biznesin tonë spitalor në interes të diversifikimit dhe rritjes së fitimeve.”
Alain Staub, President i Bordit të Drejtorëve dhe CEO

Çfarë bëjmë ne

Aftësitë tona moderne të qasjes në treg dhe marketingut na mundësojnë akcesin dhe zhvillimin e tregjeve të reja me terapi dhe produkte inovative, të besueshme dhe me cilësi të lartë.

"Shpirti i ekipit është i gjallë në kompaninë tonë dhe të gjithë ne bëjmë pjesën tonë për të zhvilluar dhe kultivuar këto kompetenca thelbësore."

Çfarë ofrojmë ne

Ne përmirësojmë sistematikisht gamën e produkteve Rx, përveç brendeve tona dhe atyre të partnerëve tanë. Ne promovojmë anën e shëndetit të konsumatorit të biznesit tonë nëpërmjet marketingut të synuar të brendeve tona dhe të një përzgjedhjeje të brendeve të forta partnere.

“Ewopharma është dhe do të mbetet një kompani e fortë Rx dhe forcon pozicionin e saj me lansimin e terapive të reja revolucionare. Në zhvillimin e një njësie të dytë biznesi në shëndetin e konsumatorit, ne po përfitojmë nga mundësitë e tregut dhe po e sigurojmë pozicionin tonë në treg.”

ÇFARË ËSHTË ME RËNDËSI PËR NE

Klientët dhe partnerët
Besueshmëria, cilësia dhe fuqizimi formësojnë çdo aspekt të kompanisë sonë. Ne jemi profesional dhe kompetent në marrëdhëniet tona me klientë dhe partnerët e biznesit.

“Si kompani zvicerane, ne ruajmë vlerat tona; ato na veçojnë në të gjitha filialet tona kombëtare – ato janë standardet me të cilat ne dëshirojmë të gjykohemi.”

Ne përpiqemi të kultivojmë marrëdhënie afatgjata me partnerët tanë të biznesit dhe klientët. Fryma e partneritetit formon çdo aspekt të kompanisë sonë.

"Veprimet tona udhëheqen nga një ndjenjë drejtësie, besimi dhe dëshire për t'u marrë me të tjerët në mënzrë të barabartë."

Punonjësit
Ne jemi një punëdhënës i besueshëm i punonjësve shumë të shkathët, të motivuar dhe besnikë. Punonjësit tanë marrin përsipër sfida dhe vlerësojnë hapësirën për veprim të pavarur në dispozicion të tyre. Ne i mbështesim ata në zhvillimin e tyre profesional në mënyrën më mirë që mundemi.

"Zhvillimi dhe të kërkuarit, si dhënia dhe marrja, janë vlera qendrore për kulturën e Ewopharma."

Menaxhmenti
Në selinë tonë, menaxhmenti qendror përcakton udhëzimet për veprim - filialet kombëtare ushtrojnë diskrecionin e tyre në arritjen e objektivave lokale dhe duke e bërë këtë avancojnë të gjithë kompaninë.

"Ne biem dakord për objektivat sfiduese dhe ofrojmë hapësirë për veprim të pavarur duke deleguar përgjegjësi dhe autoritet."

Komunikimi
Ne ofrojmë informacion brenda dhe të jashtë, në mënyrë të drejtpërdrejtë, përpiktë dhe të kuptueshme.

“Ne promovojmë dhe kërkojmë shkëmbimin e përvojave mes shteteve. Ne e vëmë informacionin në dispozicion shpejtë, sa herë që kërkohet.”

SHpërndaje