Referencat

0
Shpërndaje

Një partner i besueshëm që e kupton vërtet brendin BioGaia

Duke kërkuar të zgjerojmë shtrirjen e produkteve tona probiotike, ne filluam partneritetin tonë me Ewopharma mbi një dekadë më parë, në vitin 2007. Pas lançimeve të suksesshme në disa vende, bashkëpunimi ynë është rritur duke përfshirë regjistrimin, shpërndarjen, shitjen dhe marketingun e produkteve BioGaia në 15 vende në tregjet e Europës Qendrore e Lindore.

Gjatë këtyre viteve, ne kemi përfituar jo vetëm nga përvoja e gjërë e Ewopharma në këto tregje, por edhe nga ekspertiza e tyre në fushat e marketingut mjekësor dhe konsumator. Kuptimi i tyre i vërtetë për produktet tona dhe BioGaia si brend i ka bërë ata një nga tre partnerët tanë kryesorë në nivel global.

Ne e vlerësojmë Ewopharma si një partner shumë profesional të cilit mund t'i besojmë plotësisht. Ne me siguri do t'a rekomandonim atë për çdo kompani që kërkon të shfrytëzojë potencialin e këtyre tregjeve në rritje (vetëm mos u tregoni konkurrentëve tanë).

0
Shpërndaje

Profesionalizmi dhe transparenca në partneritet me Dr. Falk Pharma

Ka tashmë mbi njëzet vite që ne punojmë me Ewopharma. Ajo që ka filluar me Salofalk® dhe Ursofalk® në disa shtete të përzgjedhura është rritur dhe zhvilluar në një bashkëpunim afatgjatë, kështuqë ne i besojmë Ewopharma me marketing, shitje dhe mbeshtetje rregullative, për një portfolio të gjërë të produkteve të Dr. Falk përgjatë Europës Lindore.

Rrjeti i gjërë dhe i mirë i Ewopharma në regjion, na ka mundësuar të arrijmë shtrirjen e synuar. Si një partner i besueshëm, puna jonë me Ewopharma është karakterizuar gjithmonë me profesionalizëm dhe transparencë.

Ne e rekomandojmë Ewopharma te kompanitë tjera farmaceutike, të cilat kanë për qëllim shtrirjen në tregjet t Europës Qendrore e Lindore, si dhe i gëzohemi vazhdimit të partneritetit tonë të frytshëm në të ardhmen.